Trafik heroine nga Shqipëria në Greqi dhe BE, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

policia spak 1100x620

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Policia e Shtetit ka arrestuar dy ditë më parë dy persona, për të cilët ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohen për trafik heroine drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Në pranga kanë rënë Irfan Sulaj dhe Dëfirm Çela, ndërsa ndaj dy persona të tjerë janë ende në kërkim, edhe pse ndaj tyre Gjykata ka dhënë gjithashtu masën e sigurisë “arrest me burg”. Të katërt akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i tyre është zhvilluar në vitin 2016, ku Sulaj dhe Çela, kanë drejtuar trafikimin e sasive të ndryshme të heroinës drejt Greqisë dhe më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Hetimet janë kryer në bashkëpunim edhe me autoritetet e drejtësisë së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, thotë SPAK.