“Vjehrrat nga Tirana”, seriali komik që do të “çmendë” publikun grek

vjehrrat ne tirana 1100x620

Një serial komik, i titulluar “Vjehrrat nga Tirana” do të dalë së shpejti në ekranin e televizionit grek “Mega”, ku protagoniste do të jetë Jenny Kazakou.

Xhirimet e serialit televiziv kanë filluar prej kohësh dhe premton shumë momente të qeshurash për shikuesit. Jenny Kazakou do të luajë Lisa Dalauran, e cila dëshiron të largohet nga rrethi i ngushtë i familjes.

Ajo vendos të shkojë në Londër për studime dhe atje dashurohet me Alfredin. Prindërit e saj dhe të gjithë besonin se Alfredi ishte një “Zot i Londrës”, por në fakt ishte nga Shqipëria dhe ky përbënte një problem për familjen Dalaura. Kur çifti kthehet në Greqi, nëna e saj mëson të vërtetën dhe aty nisin pjesët më komike të serialit.

Historia zhvillohet në Koudounari, një qytet në Greqinë qendrore. “Vjehrrat nga Tirana” do të shqetësojë një familje të sapo pasuruar në provincën greke dhe do të ekspozojë hipokrizinë e aktorëve politikë lokalë, duke dhënë një tablo për rezistencën ndaj klisheve të origjinës.