Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

1 viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, Shkupi mbetet vatra e nxehtë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 19:30 | Ballkani
1 viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, Shkupi mbetet

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 nga 2896 testime. Autoritetet kanë njoftuar se ka humbur jetën 1 person për një total prej 5489 viktimash.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 pacientë të shëruar ndërsa 241 raste mbeten aktive. Në 18 qytete të vendit fqinj nuk shënohet asnjë rast aktiv me COVID-19, kurse Shkupi me 87 dhe Tetova me 74 u prijnë listës së qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 155.981 ndërsa numri i të shëruarve është 150.251.

A2 CNN Livestream

Dita jonë