17 vjet për ta ndërtuar, përfundon qiellgërvishtësi më i lartë në Europë

Ndërtesa më e lartë në Bashkimin Europian tashmë mund të quhet e përfunduar. Ajo quhet Intempo dhe është e vendosur në Spanjë.

Intempo është e lartë 187 metra e lartë dhe e përbërë nga dy kulla. Ajo nisi të ndërtohej në bregdetin e Mesdheut 17 vite më parë.

Veçori e kësaj ndërtese të lartë është ashensori i cili lëviz me një shpejtësi 4.2 metra dhe mund të të çojë në katin e fundit vetëm për 52 sekonda.

Apartamenti më i lirë në këtë qiellgërvishtës kushton rreth 300 mijë euro, por duhet thënë se tashmë të gjitha janë të shitura.