Aksident në bulevardin “Blu”, ndërron jetë 30-vjeçari

Bulevardi Blu 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Kamëz, ku si pasojë e një aksidenti midis një automjeti dhe një motori, ka humbur jetën një 30-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Blu”, ndërkohë që mësohet se viktima është shtetasi me inicialet F.H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që po merret në pyetje drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar me inicialet R.M.