Aksident në Tiranë, polici përplas një çiklist

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Një aksident ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku një makinë policie përplasi një person që po udhëtonte me biçikletë.

Personi i plagosur, 55-vjeçari A.G. është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.