Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Brenda tunelit që do të shkurtojë në 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë, Balluku: Do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 15:32 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan punimet në tunelin e Skaficës, një projekt që do të bëjë që rruga nga Tirana në Saranda të realizohet për 3 orë, ndërsa do të afrojë edhe më shumë Gjirokastrën me qytetin bregdetar.

Tuneli është 1316 metra i gjatë, 11 metra i gjerë dhe 7 metra i lartë. Ai do të ketë dy korsi, vajtje-ardhje, dhe për shkak se është vepër mbi 1 kilometër gjatësi, do të ketë edhe një tunel emergjence, rreth 67 metra të gjatë.

“Përfundimi i kontratës është 7 gusht 2021, por besoj se sezonin tjetër turistik tuneli do të jetë i gatshëm. Nuk parashikojmë të kemi problematika të tjera”, i tha Balluku Ramës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë