Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

CEO i Twitter: Shpresoj që Bitcoin të sjellë paqen në botë. Elon Musk e provokon: A do ta pranoje si formë pagese?

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 17:47 | Teknologji
CEO i Twitter: Shpresoj që Bitcoin të sjellë paqen në

CEO i Twitter, Jack Dorsey, ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i kriptomonedhës më të famshme, Bitcoin. Gjatë një takimi online ku merrte pjesë edhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, Dorsey tha se shpresonte që Bitcoin të sillte paqen në botë.

“Shpresa ime është që të krijojë paqen dhe të ndihmojë në krijimin e paqes në botë”. Ai shpjegoi se sistemi monetar që është në fuqi tani tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha në botë dhe Bitcoin mund të zgjidhë më mirë pabarazitë financiare, larg mbikëqyrjes se qeverive. “Mund të duket qesharake, por nëse rregullon këtë nivel themeltar, gjithçka tjetër përmirësohet në mënyrë dramatike”, shtoi Dorsey.

Por Musk, i cili së fundmi ka hequr Bitcoin nga mënyrat e pagesës për makinat Tesla, e pyeti Dorsey-n nëse do të pranonte kriptomonedhën si formë pagese për publicitet në platformën e tij, Twitter. Dorsey e shmangu përgjigjen dhe tha se për momentin ishte i përqendruar te krijimi i incentivave ekonomike për platformën në mënyrë që të mos ketë nevojë që të tjerët të bëjnë publicitet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu