Digjen dy automjete pranë një pike karburanti në Fushë Krujë

makina ne flake 1100x620
Foto ilustruese

Dy automjete janë përfshirë nga flakët ndërsa ishin të parkuara pranë një pike karburanti në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Policia bën të ditur se flakët kanë përfshirë fillimisht një automjet tip “Ford”, ndërsa më pas janë përhapur edhe në automjetin tjetër tip “Volkswagen”. Sipas policisë, zjarri dyshohet se ka ndodhur  aksidentalisht.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.