Eric Clapton merr vendimin: Nuk do luaj muzikë aty ku do kërkohet pasaportë vaksinimi

142525401 8cd20c90 0d11 4527 aba2 a691628cad58 600x338

“Dua t’iu njoftoj se kurrë nuk do të luaj në asnjë skenë në prani të një publiku të diskriminuar. Nëse nuk është e mundur që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë në koncert, unë rezervoj të drejtën të anuloj shfaqjen”.

Kjo është deklarata e fortë e këngëtari të njohur Eric Clapton i cili nuk lë hapësirë ​​për dyshim se nuk do të interpretojë në lokale, klube apo salla koncertesh, ku kërkohet vaksinimi anti-Covid.

Një vendim që vjen pas “kërcënimit” të Boris Johnson për përdorimin e pasaportës së vaksinimit që vinte më shumë për të rinjtë që frekuentojnë lokalet e natës.