Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Klubet e Premier League në garë me kohën, vaksinimi për futbollistët bëhet i detyrueshëm

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 15:01 | Futboll
Klubet e Premier League në garë me kohën, vaksinimi për

Autoritetet shëndetësore në Anglia kanë urdhëruar që futbollistët e Premier League dhe stafet e skuadrave duhet të marrin të dyja dozat e vaksinave për ta vazhduar më pas sezonin pa ndërprerje edhe në rast se do të ketë rritje të rasteve gjatë dimrit, shkruan “Daily Mail”.

Qeveria britanike njoftoi në fillim të kësaj jave se për të hyrë në stadiume në sezonin e ri, tifozëve do t’u kërkohet të jenë të vaksinuar.

Në udhëzimet e reja, testet negative nuk do të jenë më të mjaftueshme për lojtarët. Tashmë klubet janë në garë me kohën për të vaksinuar të gjithë lojtarët brenda një periudhe prej 8 javësh.

Ky mbetet një shqetësim i madh për disa klube, duke qenë se një pjesë e madhe e futbollistëve janë ende me pushime për shkak të angazhimit të tyre në Kampionatin Europian apo atë të Amerikës së Jugut.

Deri tani, “Daily Mail” shkruan se vetëm dy skuadra të Premier League kanë arritur të vaksinojnë të gjithë stafin e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë