Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 232 raste aktive, 34 në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 17:38 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 232 raste aktive, 34 në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime nga të cilat 34 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Fatmirësisht, asnjë person i prekur me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 12 persona.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      34

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3348

Testime totale             868,822

Raste pozitive             132,797

Raste të shëruara       130,109

Raste Aktive                       232

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              93

Vlorë                25

Durrës              22

Kukës                21

Elbasan            18

Shkodër           14

Lezhë               14

Fier                   12

Korçë                7

Berat                     5

Gjirokastër        1

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli