Liga e Konferencës, turi i dytë, skuadrat shqiptare luajnë sot ndeshjet e para

vllaznia 1 1100x620

Nisin sot ndeshjet e turit të dytë në Ligën e Konferencës për skuadrat shqiptare të futbollit. Të parët që zbresin në fushë janë nënkampionët e vendit Vllaznia që luajnë në transfertë përballë qipriotëve të AEL Limasol në orën 19:00.

Në të njëjtën orë, Laçi do të presë rumunët e Kraiovas në “Elbasan Arena” ndërsa kampionët e Shqipërisë, Teuta, të ardhur nga eliminimi në Champions, kanë shansin më të mirë për tu kualifikuar teksa luajnë me ekipin nga Andorra Inter Eskelejds.

Përballja që tërheq vëmendje është ajo e Partizanit, që do të sfidojë Bazelin e Taulant Xhakës në Zcivër, takim që luhet në orën 20:15.

Në duelet e tjera të ekipeve shqiptare, Shkëndija ndeshet me letonezët e Rigës, Shkupi me portugezët e Santa Klarës ndërsa Dritën e Kosovës e presin gjigantët holandezë të Feynoord.