Nga British Airways te Playstation, faqet e qindra kompanive jashtë funksionit

Vaksina online hakera hakersa  1100x620

Faqet online të qindra kompanive të njohura dolën jashtë funksionit ditën e enjte, në një problem të shpërndarë në të gjithë botën, që ende nuk ka përgjigje se përse ka ndodhur.

Vizitorët hasën në probleme ndërsa kërkonin të hynin në këto faqe, duke e pasur të pamundur aksesin.

Mes shërbimeve që pësuan këtë defekt mund të përmendim bankën HSBC, kompanitë British Airways, Playstation e shumë të tjera.

Shkaqet e problemit për momentin janë ende të paqarta.