Parashikimi i motit: 22/07/2021

Parashikimi i motit 1100x620

Paraditja vijon me mot të kthjellët në të gjithë territorin, por pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe ato malore, ndërkohë që nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, duke zbritur deri në 14°C në zonat malore, por nuk ndryshojnë vlerat termike të mesditës, kur ruhet vlera maksimale prej 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare mbetet 3 ballë.