Po përpiqej t’i shpëtonte arrestimit, për pak i bie policit mbi kokë

Një person që po ndiqej nga policia e përpoq t’i shpëtonte arrestimit duke u hedhur nga tarraca, duke rrezikuar jetën e një efektivi që kishte bllokuar pjesën e pasme të banesës.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet me dije, hipi në tarracë kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Walsall, pranë Birminghamit. Më pas duke ecur ai rrëshqiti dhe u detyrua të hidhej prej aty.

I dyshuar ra në trotuar dhe nuk pësoi dëmtime të mëdha. Ai u përpoq të largohej, por paralajmërimi i efektivit të policisë e detyroi që të ndalonte.

Videoja u filmua nga një fqinj që ndoqi të gjithë operacionin e policisë britanike.