Studioja kthehet në arenë boksi, ish-zv.ministri goditet gjatë debatit

Një debat i ashpër ka përfunduar në një “ndeshje” boksi në një televizion të Moldavisë.

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Ghenadie Cosovan është përfshirë në një sherr me anëtarin e Partisë së Ndryshimit Sergiu Tofilat.

Të dy politikanët po diskutonin rreth një projekti gazsjellësi që ka shkaktuar shumë debat në vend.