Takim virtual Vucic-Rama-Zaev, kryeministri maqedonas: Lidhemi gjithmonë e më shumë, ky është Ballkani i ri

zaev 1100x620

Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë mbajtur një tjetër takim virtual mes tyre. Takimi është njoftuar prej kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Zaev ka lajmëruar se më 29 korrik në Shkup do të mbahet dhe një takim tjetër mes palëve, të cilat synojnë të rrisin bashkëpunimin trepalësh veçanërisht në fushën ekonomike, por dhe mbi çështje të tjera strategjike.

Утрово имав продуктивен состанок посветен на подготовките за Економскиот форум за регионална соработка, кој заедно со…

Posted by Zoran Zaev on Wednesday, July 21, 2021

“Sot pata një takim shumë produktiv për përgatitjen e Forumit ekonomik Bashkëpunimin Rajonal, që së bashku me presidentin e Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama do të organizojmë në Shkup më 29 korrik”, shkruan Zaev, i cili shton se “po lidhemi gjithmonë e më shumë për të bërë jetën e shtetasve tonë më të thjeshtë dhe të mirë. Ky është Ballkani i ri”.