Tokyo 2020, starton futbolli, zhgënjejnë të thirrurit e Francës dhe Spanjës

NDESHJET NE TOKYO FUTBOLL frame 12 1100x620

Ashtu si disa disiplina sportive që për efekt kohe kanë nisur përpara ceremonisë zyrtare edhe futbolli ka zhvilluar ndeshjet e para të Lojërave Olimpike.

Franca dhe Spanja zhgënjyen edhe pse kanë në përbërje emra të rëndëishëm. Franca e sulmuesit Zhinjak u mund 4-1 nga Meksika ndërsa Spanja që udhëtuar në Japoni me shumë yje të cilët sapo kanë përfunduar Euro 2020, si Pedri, Dani Olmo, Sebajos, Asensio apo portieri Unai Simon u frenua në barazim pa gola ndaj Egjiptit.

Ndër sfidat e tjera, mesfushori i Milan, Frank Kesi, ishte protagonist në fitoren 2-1 Bregut të Fildishtë kundër Arabisë Saudite. Brazili triumfoi 4-2 në supersfidën me Gjermaninë, me Riçarlison në rolin e heroit, me tre gola të shënuar.