Variantet e Covid-19, shtohen pasiguritë në ekonomi, ekspertët diskutojnë për masat

Variantet e reja të Covid-19 kanë shtuar pasiguritë në ekonominë globale dhe atë shqiptare, si pjesë e pandarë e kësaj të fundit.

Ekspertët e ekonomisë janë duke shqyrtuar politikat që duhen ndërmarrë për të përballuar një situatë tjetër emergjence, ose edhe për të stimuluar rritjen ekonomike, në kushtet e reja të krijuara në tregun e punës dhe funksionimin e biznesit nën presionin e pandemisë.

Ministrja e Financave, Anila Denaj shpjegoi se ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik pas vitit pandemik që lamë pas.

Deklaratat për ekonominë u bënë gjatë promovimit të librit “”Përballë krizës, sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike””, me autor akademikët Anastas Angjeli dhe Adrian Civici.