Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Beyoncé dhe Jay-Z pa fat, iu digjet vila miliona dollarëshe

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 18:44 | Showbiz

Beyoncé dhe bashkëshorti i saj Jay-Z janë duke kaluar një periudhë pa fat. Pasi hajdutët iu hynë në shtëpinë në muajin mars dhe grabitën prej aty dhjetëra sende me vlerë, tashmë rezidenca e tyre në New Orleans është djegur.

Lajmi u dha nga "New York Post" që raporton se për fikjen e zjarrit u desh ndërhyrja e 22 zjarrfikësve.

Këngëtarët nuk ishin në shtëpi në momentin e zjarrit, ndërkohë që një hetim ka nisur për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.

“Nëse zjarrfikësit nuk do të shkonin menjëherë në vendngjarje, shtëpia do të kishte pësuar më shumë dëme”, shpjegon "New York Post".

A2 CNN Livestream

Dita jonë