Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, lidhja zyrtarizohet edhe në rrjete sociale

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 16:08 | Showbiz

Pas fundjavës së kaluar bashkë me rastin e festës së Pavarsisë në Hamptons të Shteteve të Bashkuara, ku edhe u fotografuan teksa shëtisnin të përqafuar, për çiftin Ben Affleck dhe Jennifer Lopez vjen momenti i zyrtarizimit në rrjetet sociale.

Aktori dhe regjisori 48-vjeçar dhe aktorja 51-vjeçare shfaqen për herë të parë së bashku, në një album fotosh të postuar në Instagram nga mikesha e J-Lo, Leah Remini me rastin e ditëlindjes së kësaj të fundit.

Që kur nisën të qarkullonin zërat për një rikthim të çiftit më të përfolur në Hollywood, dyshja është ndjekur këmba-këmbës nga paparacët, por deri më tani nuk kishte ndarë asnjë foto së bashku në rrjetet sociale.

Më herët mediat rozë, cituan burime të afërta me çiftin të thonë se Jennifer dhe Ben janë çmendurisht të dashuruar, por se nuk do të nxitojnë për tu martuar sërish. Afflek dhe Lopez, kanë qenë fillimisht të lidhur në 2002-shin, e pas një fejese të shkurtër vendosën të anulonin planet për të lidhur kurorë në janar të 2004-tës.

Afleck ka 3 fëmijë nga martesa me Jennifer Garner ndërsa Lopez ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Mark Anthony.

A2 CNN Livestream

Dita jonë