Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kufizime për të pavaksinuarit, “Green pass” bëhet i detyrueshëm në itali

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 15:51 | Bota
Kufizime për të pavaksinuarit, “Green pass” bëhet i

Certifikata shëndetësore do të bëhet e detyrueshme edhe në Itali, shteti i fundit europian që implementon një skemë të tillë.

Nga 6 gushti, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet të provojnë se janë të vaksinuar të paktën më një dozë të vaksinës, se kanë test negative apo janë shëruar  ngaCovid-19 në 6 muajt e fundit, për t’u lejuar të hyrë në vende, si stadiumet, muzetë, kinematë, teatrot, pishine dhe po ashtu restorante e lokale në ambient të mbyllur. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës, i ashtuquajturi green pass, nuk do të jetë I nevojshëm për transportin…

“Ftoj të gjithë italianët të vaksinohen, dhe ta bëjnë sa më shpejt. Duhet të mbrojnë veten dhe familjet e tyre”, tha Mario Draghi.

Kryeministri italian Mario Draghi, dënoi politikanët e së djathtës ekstreme, përfshirë Mateo Salvinin të cilët po dekurajojnë vaksinimin e te rinjve. Kjo sipas tij, është thirrje për të vdekur. Vendosja e kufizimeve për të pavaksinuarit, u mor ndërsa rastet me koronavirus kanë filluar të rriten sërish në shtetin fqinj, kryesisht për shkak të variantit më të transmetueshëm delta. Numri i infektimeve të reja u dyfishua javën e fundit, me më shumë se 5 mijë të tilla të raportuara të enjten.

Gati gjysma e italianëve janë të vaksinuar plotësisht, por pushimet e verës po ndikojnë në zbehjen e interesit. Italia ka konfirmuar më shumë se 4,3 milion infektime që prej fillimit të pandemisë, dhe gati 128 mijë jetë të humbura. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë