Parashikimi i motit: 23/07/2021

Parashikimi i motit foto cover 1100x620

Moti në territor vijon i kthjellët gjatë gjithë ditës, përjashtuar skajet verilindje-juglindje ku mesdita sjell vranësira të shpeshta, por kalimtare.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, duke shënuar minimumin 13°C, por rriten lehtë vlerat e mesditës, kur maksimumi ngjitet mbi 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjate mesditës, nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në bregdet dallgëzim 2 ballë.