Bledar Kola ikën nga Craiova, Laçi shkarkon nga puna legjendën kuqezi

MB LACI CRAIOVA LARGON TRAJNERIN frame 1708 1100x620

Suksesi i Laçit në ndeshjen e parë me Universitatea Kraiova, i vetmi rezultat pozitiv i skuadrave të Superiores në turin e dytë të Ligës së Konferencave, u përjetua keq vetëm nga një shqiptar.

 Ish-ylli i Kombëtares, Bledar Kola ka humbur punën si pjesëtar i stafit teknik të skuadrës rumune.

Klubi vendosi që pas disfatës me Laçin, të largojë trajnerin Marinos Uzunidis dhe për rrjedhojë edhe të bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Një prej atyre që e pësuan është edhe ish-mesfushori 48-vjeçar, i cili ka punuar gjithmonë përkrah teknikut grek.