Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Britania drejt normalizimit, ulen për të katërtën ditë rastet me virus

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 22:17 | Bota
Britania drejt normalizimit, ulen për të katërtën ditë

Britania e Madhe po shkon drejt normalizimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, pas rritjes së menjëhershme të infektimeve që përkuan dhe me shkeljen e rregullave gjatë Kampionatit Europian të Futbollit.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit rezultuan 31 795 raste të reja me koronavirus, ose 41% më pak nga e shtuna e kaluar kur ishin 54 mijë.

Rastet ditore të infektimeve ranë për të katërtën ditë radhazi, megjithatë autoritetet e shëndetit publik nuk bëjnë me dije numrin e viktimave për shkak të një problemi teknik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë