Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dua Lipa viziton Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 15:05 | Showbiz

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe familja e saj kanë vizituar Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.

Një ditë më parë, Dua u takua me kryebashkiakun Veliaj, kryeministrin Rama dhe kryediplomaten amerikane Yuri Kim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu