Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Itali, ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 18:01 | Bota
Koronavirusi në Itali, ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se janë 192 personat e rinj të prekur me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën kur ishin 235 persona.

Nga këto raste, 98 ishin vetëm në rajonin e Lombardisë, ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar tashmë në 241,611 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona të prekur me Covid-19, ndërsa të shtunën viktimat ishin 21.

Deri tani, në Itali kanë humbur jetën 34,861 persona të prekur me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë