Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Matvei i pafat, fitoi baterinë, por mbeti jashtë finales

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 14:23 | Sporte të tjera

Matvei Petrov, sportisti që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, arriti të renditet i pari në baterinë e tretë të divizionit të dytë, por ishte i pafat pasi mbeti jashtë finales.

Gjimnasti që garon për ngjyrat kuqezi bëri një garë të kënaqshme në Atiake Gymnastics Center në disiplinën e kalit me doreza.

Petrov arriti të grumbullonte 14, 733 pikë, po aq sa edhe rusi Belyavskiy që u rendit para tij, por përfundoi në vendin e dhjetë, ndërsa vetëm 8 të parët kalonin në finale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë