Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Petrov garon në Olimpiadë, i pari në baterinë e tij

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 10:11 | Sporte të tjera

Matvei Petrov është sportisti i parë shqiptar që bën përfaqësimin në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020. Gjimnasti që garon për ngjyrat kuqezi, në disiplinën e kalit me doreza, bëri një garë të kënaqshme në Atiake Gymnastics Center. Matvei Peteov garoi në baterinë e tretë të Divizionit të dytë.

Në ekzekutimin e tij sporti që përfaqëson Shqipërinë bëri ekzekutim të kujdesshëm dje arriti te grumbullonte 14, 733 pikë, duke zënë vendin e parë ne baterinë e tij, ndërkohë që aktualisht renditet në vendin e 8, kur duhet të përfundojnë garat edhe sportistët e Divizionit të tretë. Në total kualifikohen 8 sportistë për në finale. Për momentin Petrov është i kualifikuar, ndërsa duhet të pritet edhe gara e orës 19:00 me orën lokale.

Matvei është i shtati për në finale, duke qenë se nuk mund te shkojnë me shume se 2 sportistë për çdo shtet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani