Tokyo 2020, Kina fiton medaljen e parë të Olimpiadës

MEDALJA E PARE TOKYO 2020 1100x620

Në Olimpiadën japoneze, medalja e parë e artë u fitua nga Kina. Një fakt që në Tokio ndoshta nuk i ka bërë njerëzit të lumtur, e megjithatë të gjithë u dorëzuan përpara saktësisë së jashtëzakonshme të Yang Qian. 21-vjeçarja triumfoi në finalen e pushkës me ajër në distancë 10 metër përballë ruses Anastasia Galashina.

Qitësja ka lindur në qytetin me tetë milionë banorë të Ningbo, në provincën e Zhejiang. Një studente e ekonomikut, në universitetin e Tsinghua, një prej më prestigjiozëve në vend. Ajo vendosi një rekord olimpik me 251.8 pikë dhe pavarësisht emocioneve në gjuajtjen e fundit. Për Kinën kjo është medalja e23-të e artë në qitje, duke u konfirmuar si një vend me traditë në këtë sport.

Medalja e dytë e artë në Tokyo 2020 u fitua nga iraniani Javad Foroughi, në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancë 10 metra. Ai grumbulloi 244.8 pikë, duke qenë i pakapshëm për rivalët. Në moshën 41-vjeçare, Foroughi u bë sportisti më i vjetër Iranian që fiton medaljen e artë olimpike.