Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Vazhdo të jesh ajo që je”, Yuri Kim poston fotografi dhe ka një mesazh për Dua Lipën

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 12:36 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar disa fotografi me këngëtaren shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Kryediplomatja i dha edhe një mesazh yllit të popit, duke i kërkuar të mbetet ajo që është.

"Sa kënaqësi të jesh pranë dikujt, talenti i pamasë i së cilës është i barabartë me ambicien e saj. @DUALIPA vazhdo të jesh ajo që je!", shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se pasi u takua me kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Dua Lipa ka darkuar mbrëmjen e shkuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu