Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

A po shkojmë drejt peshkut të madh? Yuri Kim: Unë jam diplomate, jo peshkatare!

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 14:39 | Aktualitet
A po shkojmë drejt peshkut të madh? Yuri Kim: Unë jam diplomate,

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka vlerësuar edhe një herë reformën në drejtësi. Edhe pse ishte në një vizitë në Pustec, ku mori pjesë në një aktivitet lokal, e gjithë vëmendja ishte sërish te temat e “nxehta”.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha Kim.

E pyetur nëse po shkojmë drejt “peshkut të madh”, Kim tha: “Unë jam diplomate. Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë