Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident tragjik në Kroaci, 10 viktima dhe mbi 45 të plagosur në autobusin me shqiptarë të Kosovës

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 10:22 | Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa raportohet për mbi 45 të plagosur. Policia lokale gjithashtu thotë se ka ende persona të mbetur në autobus, që nuk janë nxjerrë prej andej, ndërsa nuk ka konfirmim për fëmijë mes viktimave apo të plagosurve.

Drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad, Dr. Josip Samardžić, tha për mediat kroate se mes 45 personave që janë shtruar në spital, 8 janë me lëndime të rënda.

https://youtu.be/8w1KskCvJtI

Ngjarja tepër e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit, raportojnë mediat kroate, ndërsa autobusi ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. Brenda tij ndodheshin në total 60 persona. Numri i viktimave u konfirmua edhe nga ambasada e Kosovës në Zagreb, ndërsa presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bënë të ditur se një grup me zyrtarë të Kosovës, mes tyre edhe ministri i Brendshëm, janë nisur drejt Kroacisë për t’u ardhur në ndihmë të të plagosurve dhe familjarëve të viktimave.  

Shefi i Policisë së Slavonski Brod, Franjo Galic, ka deklaruar për mediat kroate se ky ishte një prej aksidenteve më të rëndë që ka parë në jetën e tij. “Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha një zëdhënës i policisë.

https://a2news.com/2021/07/25/aksidenti-me-10-viktima-ne-kroaci-drejtori-i-spitalit-45-persona-kerkuan-ndihme-mjekesore-8-ne-gjendje-te-rende/
https://a2news.com/2021/07/25/aksidenti-tragjik-ne-kroaci-ambasada-e-kosoves-konfirmon-se-kane-humbur-jeten-10-persona/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu