Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aksidenti tragjik në Kroaci, ministri i Shëndetësisë: Një vajzë e mitur e lënduar rëndë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 12:20 | Kosova
Aksidenti tragjik në Kroaci, ministri i Shëndetësisë:

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Beros, dha detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në Brod ku nga aksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” mbetën të vdekur të paktën dhjetë persona.

Pasi shkoi në vendngjarje dhe vizitoi spitalin ku janë shtruar të plagosurit, ai tha se mes tyre kishte edhe të mitur. “69 persona - 67 udhëtarë dhe 2 shoferë - u përfshinë në aksident. Kishte edhe të mitur, një vajzë e vogël është plagosur rëndë”, tha Beros.

Ndërsa drejtori i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, konfirmoi se 9 pasagjerë dhe 1 shofer kanë vdekur. Duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ai tha se 45 pasagjerë janë në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod, ku u ofruan kujdes mjekësor. Prej tyre, 8 janë në gjendje më të rëndë dhe 4 prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve. “Mund t’iu themi se hetimi ka nisur tashmë dhe shumë shpejt do të kemi informacione të reja”, tha Trut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli