Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ishte i shpallur në kërkim, 52-vjeçari plagoset nga RENEA gjatë operacionit për kapjen e tij

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 09:47 | Kronikë

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër mëngjesin e së dielës gjatë një opeacioni të forcave RENEA për kapjen e tij.

Ardian Gjelosh Narkaj ishte person i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se Narkaj ka marrë 3 plumba, në kofshë, gjoks dhe parakrah, ndërkohë që ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani