Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Po priste ekzekutimin e dënimit me vdekje, “Vrasësi i Lojës së Çifteve” ndërron jetë për shkaqe natyrale

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 14:01 | Bota

Një burrë i dënuar me vdekje në Kaliforni për disa vrasje, mes të cilave edhe të një 12-vjeçareje, ndërroi jetë të shtunën për shkaqe natyrale.

Rodney Alcala, 77 vjeç, njihej në SHBA si “Vrasësi i Lojës së Çifteve”, pasi në vitin 1971, kishte marrë pjesë në një emision televiziv ku vajza të ndryshme flisnin pa u parë fytyrat djemve dhe më pas zgjidhnin se me kë do të dilnin në takim. Alcala kishte arritur ta bindte vajzën për të dalë më të, por ajo më pas kishte refuzuar lidhjen, pasi nga një bisedë më e gjatë i ishte dukur “ngjethës”.

Dhe me të drejtë, pasi që prej vitit 1971 ai kishte kryer disa vrasje, për të cilat do të dënohej më vonë...

Autoritetet arritën të shpallnin përfundimisht fajtor autorin e të paktën 7 vrasjeve vetëm në vitin 2010.

Alcala u dënua fillimisht me vdekje në vitin 1980 për rrëmbimin dhe vrasjen e Robin Samsoe, asokohe 12 vjeç, në Los Anxhelos. Por Gjykata e Lartë e Kalifornisë e rrëzoi dënimin dhe çështja u rihap. Edhe një herë gjykatat e shpallën fajtor, por sërish vendimi u rrëzua në vitin 2003.

Në vitet pasuese hetuesit zbuluan prova bindëse që e lidhnin Alcala-n me vrasje të tjera në Kaliforni. Në vitin 2010, i u shpall fajtor për vrasjen e 12-vjeçares, por edhe 4 vajzave të tjera, të moshës 18 deri në 32-vjeçare, të kryera në vitet 1977-79.

Në vitin 20212, Alcala u ekstradua në Nju-Jork, ku u dënua për vrasjen e 2 vajzave të tjera në vitet 1971 dhe 1977. Autoritetet gjithsesi besonin se ai ishte i përfshirë në disa vrasje të tjera.

Momentalisht, në Kaliforni janë 700 persona të dënuar me vdekje, në pritje të ekzekutimit, por Guvernatori Gavin Newsom ka urdhëruar një moratorium mbi ekzekutimet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani