Turneu i boksit në kryeqytet në nder të Ahmet Golemit, triumfojnë djemtë kuqezinj

Përditësuar më: 25/7/2021, ora 16:58

Turneu i boksit në kryeqytet në nder të Ahmet Golemit, triumfojnë djemtë kuqezinj

Përditësuar më: 25/7/2021, ora 16:58

Një turne në nder të ish-kampionit shqiptar të boksit Ahmet Golemi, e sjell në kryeqytet një tjetër kampion dhe promotor si djaloshi i talentuar Albi Sorra.

Mbrëmjen e 24 korrikut, pallati i sportit Asllan Rusi u transformua në arenë, me ringun që priti boksierë nga 8 vende të ndryshme, duke nisur nga Rusia, Ukraina, Turqia apo Moldavia, me objektivin e përmirësimit në renditjes e përgjithshme botërore.

Eventi nisi me disa çmime në formë nderimi për familjarët e Ahmet Golemit por edhe të atyre të emrave të tjerë të mëdhenj të boksit shqiptar.

Të parat që u ngjitën në ring ishin kategoria e vajzave nën 17-vjeç të cilat u ndoqën me shumë kureshtje nga publiku i pranishëm në Asllan Rusi. Më pas fokusi u zhvendos në ndeshjet kryesore të meshkujve, ku boksierët shqiptar dhuruan vetëm fitore.

Të parat që u ngjitën në ring ishin kategoria e vajzave nën 17-vjeç

Pas Neraldo Ymerit që fitoi me knock out në raundin e tretë përballë sportistit ukrainas, një tjetër boksier mjaft i talentuar, Amarildo Vraja, ndezi publikun në shkallët e pallatit të sportit duke mundur edhe ai me knock out rivalin turk duke shënuar fitoren e 7 në boksin profesionist.

Ndeshjet u ndoqën me shumë kureshtje nga publiku i pranishëm në Asllan Rusi

Shtatori dhe sërish kryeqyteti, pritet të jetë ndalesa e radhës në kalendarin e promotorit Albi Sorra.