Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha për raportin e OSBE/ODIHR: Konfirmon se u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 21:37 | Politikë
Basha për raportin e OSBE/ODIHR: Konfirmon se u tjetërsua vullneti i

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pak pas shpërndarjes së raportit final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare të 25 prillit.

Sipas Bashës, gjetjet e raportit konfirmojnë se  “me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Sipas tij raporti evidentoi një seri parregullsi të theksuara nga ana e qeverisë, si “blerja masive e votave, presioni ndaj votuesve, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet, Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve”, ndër të tjerat.  

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/4415687598482387

Për liderin opozitar, situata është ashtu siç e ka përshkruar ai që nga dita e parë pas zgjedhjeve, “një  masakër zgjedhore”.

“ Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, e mbylli deklaratën e tij Basha.

https://a2news.com/2021/07/26/osbe-publikon-raportin-final-per-zgjedhjet-e-25-prillit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani