Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Imunizimi nuk kalon 50%, Shehu: Varianti “Delta” është identifikuar me vonesë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 13:46 | Politikë
Imunizimi nuk kalon 50%, Shehu: Varianti “Delta” është

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe ish-ministri, Tritan Shehu, deklaroi se situata me pandeminë në vendin tonë duhet të shikohet më me seriozitet për të shmangur përkeqësimin e mundshëm në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.

Ai deklaroi se imuniteti i tufës në Shqipëri nuk i kalon 50%, dhe akuzoi sërish Komitetin e Ekspertëve si politik.

Përsa i përket variantit “Delta” që u konfirmua së fundmi nga autoritetet, Shehu u shpreh se ai ka hyrë në Shqipëri prej disa javësh.

“Mendoj se situata duhet të shikohet më me seriozitet. Jo në këtë mënyrë kaq të thjeshtë dhe duke kërkuar vetëm nga qytetarët. Unë e dija prej kohësh që Delta kishte hyrë në Shqipëri, nuk kisha dyshime. Gjendja nuk tregon ndonjë sukses, Deltën e identifikuam me shumë vonesë. Jemi përpara një situate shqetësuese. Incidenca është më e vogël në verë, por mua më shqetëson më shumë vjeshta kur njerëzit të grumbullohen. Mendoj se duhen marrë disa masa që të mos përballemi me një katastrofë. Një grup ekspertësh duhet të bëjnë parashikime dhe parapërgatitje.

Ai nuk është komitet ekspertësh, por një komision politik që mbylli dhe kufijtë për zgjedhjet. Ai komandohet nga ana politike. Ai bën këto gjoja deklarata qetësuese, por që mund kemi pasoja nëse nuk merren masa. Ende nuk e dimë sa për qind e shqiptarëve janë imunizuar. Unë jam i bindur se nuk është imunizuar 85% e qytetarëve shqiptarë. Kemi mungesë të imunizimit për të fjetur të qetë. Unë jam i bindur se imunizimi nuk i kalon 50%”, tha Shehu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë