Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Masivi i gurëve godet autobusin me turistë, 9 viktima

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 11:52 | Bota
Masivi i gurëve godet autobusin me turistë, 9 viktima

9 turistë humbën jetën në një rajonin e Himachal Pradesh në veri të Indisë, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga një masiv gurësh që u shkëputën nga një lartësi e madhe.

Një numër i madh gurësh të mëdhenj ranë nga mali në distriktin Kinnaur, duke dëmtuar rëndë dhe një urë që përdorej për kalimin e makinave.

Sipas mediave lokale, personat që u vranë nga gurët ishin turistë që do të vizitonin kryeqytetin e Delhit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë