Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Fast and Fourious" arkëton miliona dollarë, por thrilleri “Old” është kampioni i ri

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 08:28 | Showbiz
“Fast and Fourious" arkëton miliona dollarë, por thrilleri

4.6 milionë dollarë nga shitja e bileta i shtohen arkëtimeve të “Fast and Fourious: the final saga” vetëm këtë fundjavë, në një total prej 163 milionë dollarë nga shfaqja në kinema 5 javë më parë.

Edhe pse në vend të parë fundjavën e shkuar, "Space Jam: A new Legacy JAM" ra në vendin e katërt, me 9.6 milionë dollarë arkëtime, me shitjet e biletave që ranë me 70% nga fundjava e premierës. Duket se kurioziteti u shua.

 "Black Widow " mbetet në vendin e tretë me arkëtime prej 150 milionë dollarësh, prej të cilave 11.6 milionë vetëm këtë fundjavë.

Filmi amerikan me superheronj, "Snake Eyes" zuri vendin e dytë me arkëtime përtej pritshmërive, 13.4 milionë dollarë.

Filmi “Old” është kampioni i ri. Thrilleri flet për një familje, në pushime tropikale, në një plazh të pabanuar. Por plazhi ka një mister që familja e zbuloi duke u relaksuar për pak orë në bregdet: shkakton plakjen e parakohshme. Kjo bën që e gjithë jeta të ezaurohet brenda një dite. Filmi ka arkëtuar 16.5 milionë dollarë që në fundjavën e premierës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani