Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar firmos flamurin e Kosovës

Pas triumfit historik të Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike, një vlerësim simbolik, por jo i parëndësishëm, ka ardhur për xhudokën e talentuar, por edhe për të gjithë Kosovën.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah është fotografuar duke firmosur flamurin e Kosovës.

Si vlerësim për fitoren e Gjakovës, Bah ka vizituar ekipin e Kosovës, që ka fituar 2 medalje ari deri tani, në xhudo, ndërsa numëron 3 medalje ari në histori.