Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qarku i Vlorës në flakë, drejtori i zjarrfikëses: S’kemi kapacitet për të përballuar situatën

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 13:32 | Aktualitet
Qarku i Vlorës në flakë, drejtori i zjarrfikëses:

Situata me zjarret në qarkun e Vlorës mbetet problematike dhe po bëhet shumë e mundimshme për t’u kontrulluar. Disa vatra njëkohësisht në të gjithë qarkun dhe terreni i vështirë malor e bëjnë akoma më të vështirë punën për zjarrëfikësit.

Drejtori i Zjarrëfikëses në Vlorë Kastriot Bega pranoi se nuk ka burime njerëzore për të mbuluar gjithë territorin.

“Me kapacitetet që ne kemi, me automjetet qe ne kemi dhe me kete vapë e kemi të veshtirë që të përballojmë situatën.”

Aktualisht në qarkun e Vlorës janë 38 punonjës të shërbimit zjarrëfikës ndërsa sipas drejtorit të këtij sektori numri normal në raport me popullsinë e qarkut do të duhej të ishte 104 zjarrëfikës.

Drejtori Kastriot Bega mendon se shumica e vatrave të zjarrit janë janë të qëllimshme. Situata më evështirë për tu menaxhuar është ajo në zonën e Dukatit. Deri më tani janë shkrumbuar 36 hektar kullota dhe 1.5 hektar pishë e rrallë ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarri vijon ende në ditën e katërt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani