SPAK në Kadastrën e Tiranës, ndalohen 3 drejtues, mbivendosën pronat

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 20:04 | Aktualitet
SPAK në Kadastrën e Tiranës, ndalohen 3 drejtues,

Tre punonjës të Kadastrës së Tiranës janë ndaluar nga Policia e Tiranës, duke ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Burime të Policisë konfirmuan se aksioni u krye nga seksioni i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me SPAK, në vijim të hetimeve që kishin nisur që në muajt e parë të vitit.

Nga disa denoncime të qytetarëve, bazuar në dëshmi të ndryshme dhe pas shqyrtimit të disa dokumentacioneve, ka dyshime se 3 funksionarët me role drejtuese në Hipotekën e Tiranës kanë kryer mbivendosje pronash dhe kanë falsifikuar dokumente, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash nga persona të interesuar për këto ndryshime në dokumentacion.

 Aksioni është duke vijuar dhe priten detaje të tjera nga SPAK dhe Policia e Shtetit.

https://a2news.com/2021/07/26/spak-ne-zyrat-kadastres-se-tiranes-policia-jep-detaje-mbi-operacionin-ndermjetesi/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu