Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Të gjithë në kërkim të meteorit që ndriçoi qiellin

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 10:03 | Bota

Një meteor jashtëzakonisht i madh ndriçoi qiellin në Oslo të dielën, ndërsa një pjesë e tij binte në tokë.

“Ishte ora 1 e natës, por qielli u ndriçua si të ishte mëngjes”, tha për CNN Steinar Midtskogen, zëdhënës i Rrjetit Norvegjez të Meteorëve. “Një minutë më vonë një zhurmë e madhe u dëgjua në një zonë rreth 100 kilometra më lart, ku meteori u pa për herë të fundit”.

Disa njerëz që ishin pranë rrugës së meteorit raportuan se ndjenë tronditje, tha Midtskogen. “Dyert dhe dritaret u hapën dhe kishte erë të fortë. Nuk është raportuar asnjë dëm”, shtoi ai.

Meteorët nuk janë të pazakontë në Norvegji dhe shpesh janë filmuar në kamera. Pasi vendi ku mund të ketë rënë meteori u lokalizua, tani ka nisur gjuetia për të gjetur pjesët e tij. “Nuk e dimë ende madhësinë e meteorit, mund të jetë një gur me peshë disa qindra kilogramë, por me shumë mundësi do të gjejmë disa copëza”, tha Midtskogen.

https://youtu.be/GcSFO1PYnSU

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu