Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tre atletë mes 16 të infektuarve me Covid-19 në Olimpiadë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 14:45 | Sporte të tjera
Tre atletë mes 16 të infektuarve me Covid-19 në Olimpiadë

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Olimpiadën e Tokios u rrit në 148 persona, pasi organizatorët njoftuan 16 raste të tjera pozitive, mes të cilëve edhe tre sportistë.

Në përditësimin e të dhënave për pandeminë, autoritetet japoneze konfirmuan se përpos atletëve, mes të infektuarve janë 4 kontraktorë, 8 persona të personelit dhe një i punësuar i Lojërave Olimpike.

Sportistët që rezultuan me koronavirus nuk janë rezidentë në fshatin olimpik, aty ku deri më tani janë raportuar vetëm 16 raste pozitive prej hapjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë