Xhudistja Nora Gjakova siguron medaljen, kalon në finale

Xhudisja nga Kosova, Nora Gjakova, ka kaluar në finalen e xhudos për femra për peshën deri në 57 kg.

Gjakova ka mundur në gjysmëfinale japonezen, Tskukasa Yoshida, e cila ishte dhe pretendentja kryesore në këtë kategori.

Tashmë me këtë fitore, Gjakova e siguron medaljen në Lojërat Olimpike dhe do të garojë për të arritur të artën, ku përballë në finale do të ketë francezen, Cysique Sarah.