Conference League, Teuta në Andorra për përmbysjen

teuta eskalante  1100x620

Humbja 2-0 në ndeshjen e parë në Durrës i befasoi të gjithë. Pasditen e sotme, prej orës 17:45, Teuta do të luajë në Andorra sfidën e kthimit me Inter d’Escaldes.

Në lojë është kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencave, me kampionët e Shqipërisë që besojnë se do të realizojnë përmbysjen e madhe.

Kundërshtari nuk është i nivelit të pakalueshëm dhe skuadra e Edi Martinit e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Teuta duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë, për ta kaluar ndeshjen në shtesa.