Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Delegacioni i BE-së për raportin: Zgjedhjet të organizuara mirë, shqetësim mbi keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 18:37 | Politikë
Delegacioni i BE-së për raportin: Zgjedhjet të organizuara

Një ditë pas shpërndarjes së raportit final të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, i komentuar në mënyrë të ndryshme nga palët politike, Delegacioni i BE-së në Tiranë përmes rrjeteve sociale zyrtare ka përmbledhur qëndrimin e saj mbi qasjen e raportit.

Sipas BE-së, raporti “konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke patur besimin e palëve të interesuara”.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1420043489543430146

Por nuk mungojnë, sipas Delegacionit, kritikat ndaj “keqpërdorimit të burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike”.

https://a2news.com/2021/07/27/raporti-i-osbe-odihr-zbatimi-i-rekomandimeve-ps-gati-te-ulet-ne-tryeze-me-opoziten/

Në postim shtohet se BE inkurajon “Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të adresuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme dhe për të përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme” , si dhe inkurajohen institucionet përkatëse në përfundimin e hetimeve mbi akuzat për shitblerje si dhe pë rrjedhjen e informacioneve personale.

https://a2news.com/2021/07/27/raporti-i-osbe-odihr-per-zgjedhjet-basha-me-25-prill-ka-rene-demokracia-do-te-punojme-per-nje-kod-zgjedhor-qe-garanton-fshehtesine-e-votes/
https://a2news.com/2021/07/26/osbe-publikon-raportin-final-per-zgjedhjet-e-25-prillit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani